Gripi i shpendëve, zv/ministja e Bujqësisë bën bilancin e 24 orëve

Zv.minstrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, u shpreh se gjatë 24 orëve të fundit nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me Gripin e Shpendëve.

Gjeci theksoi se nuk ka asnjë vatër të re dhe se po vijon groposja e shpendëve që kanë ngordhur gjatë ditëve të fundit.

Ajo shton se AKU vazhdon me kontrollet në të gjithë vendin.

“Në lidhje me situatën gjatë 24 orëve nuk kemi pasur konfirmimi për asnjë rast të ri pozitiv. Po ashtu nuk kemi pasur denoncime. Në të gjithë territorin vazhdon procesi i groposjes së shpendëve të ngordhur.

Nga kontrollet e kryera situata paraqitet e shëndetshme pasi nuk ka vatra të tjera. Kontrollet po vazhdojnë në të gjithë territorin nga AKU dhe nuk janë konstatuar shkelje”, u shpreh Gjeci.

Zv.ministrja theksoi më tej se fokusi është që të minimizohet përhapja e vatrave dhe se janë në monitorim të vazhdueshëm./albeu.com/


Shtuar 26.03.2022 13:44