Më shumë se 5500 pelikanë kanë ngordhur në Peru javët e fundit për shkak të ‘shpërthimit’ të gripit të shpendëve. Disa plazhe të vendit mes tyre dhe zona të mbrojtura janë mbushur me kufoma të tyre. Sipas biologëve, mbi 13.000 shpendë kanë ngordhur për shkak të përhapjes së gripit H5N1. Autoritetet kanë deklaruar alarmin shëndetësor për të parandaluar përhapjen në pulari.
H5N1 mund të përhapet mes zogjve me shpejtësi nëpërmjet pështymës dhe sekretimit të jashtëqitjes. Virusi mund të përhapet edhe te njerëzit nëse ata janë në kontakt të ngushtë me një zog të infektuar, por shkencëtarët thonë se lloji aktual nuk paraqet rrezik të lartë. Autoritetet e shëndetit bujqësor të Perusë kanë paralajmëruar njerëzit që të mos prekin zogjtë e ngordhur dhe nëse shohin të tillë në plazhe të njoftojnë autoritetet dhe të mos i prekin. Përveç Perusë, gripi i shpendëve ka prekur Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shpendët e egër janë më të prekurit, sidomos ata detarë.