Grida Duma në krye të PD-së? Jozefina Topalli e injoron keq: Kush është kjo?

Grida Duma javën e fundit ka qenë në qendër të medias, pasi i “dha duart” Lulzim Bashës duke i dalë kundër dhe kërkuar dorëheqjen. Por çfarë mendon ish-numri dy i Partisë Demokratike Jozefina Topalli për deputeten demokrate? “Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo” tha Topalli.

Topalli deklaroi se në këtë situatë që ndodhet PD vetëm Sali Berisha mund të arrijë të bëjë bashkimin e madh. “Për këtë situatë që ndodhet, vetëm Berisha është ai që mund të bashkojë dhe pajtojë PD-në”, tha ajo.

Lidhur me faktin se Berisha është shpallur non grata nga SHBA dhe nëse ai zgjidhet kryetar SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD, Topalli shprehu bindjen se Berisha nuk ka qenë kurrë i korruptuar dhe se shpreson se vendimi i sekretarit të Shtetit Antony Blinken të hiqet, siç ka ndodhur tre muaj më parë, sipas saj, me dy ministra në Turqi.

Topalli gjithashtu e quajti ndërhyrje në punët e brendshme të PD-së nga ana e ambasadores amerikane Yuri Kim kur deklaroi se për shkak të një individi PD-së i duhet të hante bar.

“Në bazën e parimeve të PD-së është SHBA dhe në historinë e saj kjo parti ka patur marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA. Tani Basha nuk i duhet më askujt”, tha Topalli.

Shtuar 16.03.2022 11:45