Grida Duma në krye të PD nëse ikën Basha? Analisti Vangjeli: Është e shantazhueshme, ka skelete të fshehura në dollap

Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se Grida Duma nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë në krye të Partisë Demokratike, në rast se ikën Lulzim Basha.

Komentet Vangjeli i bëri në emisionin ‘Log’, ku tregoi emrat që sipas tij nuk duhet të marrin drejtimin e PD-së në rast të largimit të Lulzim Bashës.

Megjithatë, Vangjeli thotë se Duma është mjaft e shantazhueshme, pasi përveç peliçeve, ka edhe skelete.

“Shpejt do të dalin gjëra të çuditshme. Ka armiq të fuqishëm të cilët Dulorenc vma tentoi t’i vrasë duke përdorur mjete të gabuara të cilat në politikë nuk janë të ndershme.

Zonja Grida Duma është e shantazhueshme. Përveç peliçeve të saj ka edhe ajo skeletet e saj të varur në dollap”, u shpreh Vangjeli./albeu.com/