“Grevë urie te Kuvendi”/ Propozimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së! Çfarë u diskutua

Një propozim për grevë urie raportohet të jetë parashtruar në mbledhjen më dyer të mbyllura të zhvilluar këtë pasdite me krerët e degëve të Partisë Demokratike.

Burime për mediat bëjnë me dije se një nga kryetarët e degëve i ka propozuar Berishës grevë urie jo vetëm nga deputetët por edhe familjarët e tyre, me pretendimin se kjo është e vetmja mënyrë për rikthimin e besimit në këtë forcë politike.

“Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD. Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh.

Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund t’u vësh faj në këtë situatë.

Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rikthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve, por edhe familjarëve të tyre. Të hyjnë në grevë te Kuvendi bashkë me familjet e tyre.

Ndryshe si mund të rikthehet besimi kur të gjitha format janë provuar”, raportohet të ketë thënë një nga kryetarët e degëve.

Ndërkohë, po të njëjtat burime konfirmojnë se Berisha nuk i ka hedhur poshtë këto propozime, por është shprehur në favor të një proteste një herë në javë para Kuvendit.

“Keni të drejtë si në parashtrim, ashtu edhe në propozime, nuk i hedh poshtë asnjë nga këto, por jemi në një narko regjim.

Duhet protestë në formatin e asaj para bashkisë, 1 herë në javë para Kuvendit. D.m.th në çdo seancë të ketë protestë para Kuvendit”, ka deklaruar Berisha.


Shtuar 11.11.2025 21:47

Tags: ,