Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti godet brigjet e Kretës! Ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta sizmike janë regjistruar mesditën e kësaj të premte në Greqi.

Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar në brigjet e Kretës, 47 klm në jugperëndim të Paleochoras, Hania. Sipas Institutit Gjeodinamik, thellësia e tij fokale dyshohet të jetë në 20.6 km.

Ndërkohë, mediat greke nuk raportojnë për të lënduar apo për dëme materiale si pasojë e lëkundjeve sizmike.


Shtuar 20.06.2025 17:00

Tags: ,