Një tërmet ka prekur sërish Greqinë me madhësi 4.6 të shkallës Rihter midis Karpathos dhe Astypalea.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, tërmeti kishte një thellësi prej 102.8 km dhe epiqendra ishte43 km në juglindje të Astypalea.
Vendi fqinj gjatë muajit të fundit është goditur nga disa lëkundje sizmike kryesisht në zonën e Larisës, ku më i forti u raportu të ishte 6,3 ballë i cili shkaktoi disa të lënduar dhe dëme të shumta materiale. /albeu.com/