Greqia merr masa drastike! 100 euro gjobë për këta shtetas që nuk bëjnë vaksinën

Kryeministrit i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar sot disa masa të reja anti-covid.

Raportohet se në kuadër të përpjekjeve për të mbrojtur shëndetin publik për t’u përballur me pandeminë pas shfaqjes së variantit Omicron, vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për një grup moshë.

Sipas informacioneve në mediat greke do të shpallet një vaksinim i detyrueshëm për të gjithë grekët mbi 60 vjeç. Sipas të njëjtave informacione, do të gjobitet 100 euro për çdo muaj të gjithë qytetarët mbi 60 vjeç që do të jenë të pavaksinuar.


Shtuar 30.11.2021 11:33