Ditën e sotme policia njofton se Greqia ka ngritur “traun” për kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në doganën e Kapshticës.
Ndërsa Pika e Kalimit në Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet e bllokuar.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë. Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin. /albeu.com