Greqia heq masat anti-Covid, nga 1 qershori nuk nevojiten më certifikata vaksinimi

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Thanos Plevris, ka njoftuar sot lehtësim të masave anti-Covid. Duke filluar nga data 1 maj deri më 31 tetor do të hiqen certifikatat e vaksinimit. Kjo masë do të rishikohet më 1 shtator.

Plevris deklaroi se në periudhën e ardhshme do të rishqyrtohet edhe demonstrimi i certifikatës evropiane për hyrje në vend.

Siç është paralajmëruar, nxënësit do të kthehen nga shkolla pas Pashkëve pa pasur nevojë të bëjnë autotest.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, gjoba prej 100 euro për ata që nuk janë vaksinuar mbi 60 vjeç do të pezullohet nga 15 prilli.

Mesatarja  e rasteve me koronavirus në shtatë ditë është në rënie sipas ekspertëve, duke arritur në 15,000 dhe rënia parashikohet të vazhdojë.

Një rënie është shënuar edhe në numrin e pacientëve të rinj me infeksion Covid të shtruar në spitale, të cilët kanë rënë nën 350 në ditë./albeu.com


Shtuar 13.04.2022 11:19