Greqia do të shfrytëzojë burimin e “Syrit të Kaltër”? Zhupa: Çmenduria e radhës e qeverisë Rama

Mediat greke kanë publikuar një propozim të kryebashkiakut të ishullit të Korfuzit, George Machimaris për problematikën e furnizimit më ujë.

Sipas mediave fqinje, ai ka propozuar furnizimin me ujë nga burimi i Syrit të Kaltër në Sarandë.

Menjëherë pas kësaj, ka reaguar ashpër deputetja e Partisë Demokratik, Ina Zhupe e cila e cilëson këtë si çmendurinë e radhës të qeverisë Rama.

Sipas saj, Syri i Kaltër është park natyror dhe mbrohet nga viti 2022 dhe ndërhyrjet e tubacionet do të ishin kategorisht të ndaluara dhë në dëm të kësaj pasurie kulturore.

Postimi i Ina Zhupës:

Deputetja demokrate e Sarandes Ina Zhupa: Të transferojnë ujin e burimit nëntokësor të Syrit të Kaltër në Greqi, kjo mund të jetë papërgjegjshmëria dhe çmenduria e rradhës e Qeverisë Rama!

Media greke ERT NEWS tregon se po përgatitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ndërhyrë tek Syri i Kaltër në Sarandë dhe për t’ia transferuar ujin e kulluar të burimit nëntokësor Greqisë. Kryetari i Bashkisë së Korfuzit të Veriut, George Machimaris ka ngritur sërish çështjen e transferimit të ujit nga Shqipëria: “Me ndjenjën e përgjegjshmërisë ndaj shoqërisë sonë, ndaj vizitorëve tanë, ne i jemi nënshtruar një propozimi/memorandumi teknik për furnizimin me ujë me transferim burimi nga SYRI I KALTËR i Shqipërisë fqinje, duke marrë në konsideratë dhe shfrytëzuar përvojën e tubacionit nëndetësor që lidh ujësjellësin e Aeginës me EYDAP në Salaminë, përvojën e akumuluar të pushtetit vendor dhe studime ekzistuese si ai i Politeknikut (1991).”

Syri i Kaltër është park natyror dhe ka statusin zonë e mbrojtur nga viti 2002. Punimet, tubacionet, ndërhyrjet do ishin kategorisht të ndaluara dhe në dëm të kësaj pasurie kulturore. Saranda, Delvina, qytetet e tjera vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm por ska shkuar kurrë ndërmend një ndërhyrje e tillë e paligjshme në Syrin e Kaltër. Si mund të mendohej që kjo ndërhyrje e paligjshme të bëhej për të furnizuar Greqinë?!