Graniti e quajti “motër”, Fifi bëhet xheloze kur ai zhvishet: Mjera unë, vishu mos të të shohin gratë!

Këngëtarja Fifi prej ditësh është pjesë e “Big Brother” ku duket se “është fiksuar” pas futbollistit Granit Cana.

Vetëm dje, Fifi tentoi të bëjë një hap drejt Granitit i cili i tha që e sheh si motër, ndërkohë pak orë më vonë deklaroi se ishte deklaratë e nxitur dhe se në ardhmen nuk i dihet.

Dhe këto deklarata konfuze nuk e kanë penguar aspak Fifin e cila ka nisur me “shenjat e para të xhelozisë” ndaj Granitit.

Gjatë kohës që ndodheshin në oborr, Fifi nëpërmjet batutave i thotë Monikës se Graniti duhet të shkojë të vishet pasi nuk mund të pranojë që ta shikojnë të gjitha banoret e shtëpisë.

“Shko vishu, të gjitha gratë të të shohin ty…e mjera unë”, i tha ajo.

Kjo deklaratë është shoqëruar nga të qeshura dhe humor. A po lind vërtet dicka mes tyre apo është vetëm një lojë për të marrë sa më shumë vemendje. /albeu.com/

 


Shtuar 12.10.2021 19:19