Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e vëllezërve Haxhia. Një ndër shtetasit e arrestuar ditën e sotme është edhe shtetasi Enver Diva, një emër i njohur për policinë e Shtetit.
Ky shtetas kishte rënë dakord të kryentë vrasjen e vëllezërve Haxhia por ishte infektuar me COVID-19 duke I prishur kështu planet e ekzekutimit.
Vetëm tre ditë para vrasjes së vëllezërve Haxhia, Diva foli për mediat ku denonconte faktin se ishte infektuar me COVID nga bashkëshortja e cila punonte në një fasoneri.
Meqënse i ishte anuluar plani për të kryer atentatit pasi ishte infektuar me COVID, më datë 24 prill, 42-vjeçari denonconte po ashtu se nuk kishte para për të mbajtur familjen dhe 3 fëmijët.
“Bashkëshortja ime ka qenë në punë në Krujë, na ka infektuar dhe mua, dhe nusen e çunit të xhaxhait, ne jemi copë copë, edhe ilaçet i kemi blerë vetë.
Pse duhet të ble unë ilaçe kur ato duhet të jenë falas, gruaja punonte te këpucët në Krujë. Erdhën na bërë tamponët, na ka sjellë vetëm një thes miell bashkia dhe vetëm kaq, e dy kile oriz dhe dy kile makarona”- shprehej Enver Diva.
Enver Diva konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai është arrestuar më parë për grabitjen e një argjendarie, dhe është arratisur nga burgu i Shën Kollit, ku vuante dënimin me 10 vite burg për grabitje me armë, e më pas i arrestuar nga RENEA në 2013. /albeu.com/