Grabitja me armë te “5 Maji”/ Momenti kur autori grabit pikën e këmbimit valutor, ja shuma e parave që arriti të marrë (FOTO)

Këtë të enjte rreth orës 09:10, një pikë e këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e “5 Majit” në Tiranë, është grabitur.

Ashtu siç edhe në pamje, ky është momenti kur një person, ende i paidentifikuar, me xhup dhe kapuç të zi, ka kryer vjedhjen e pikës së këmbimit valutor në qendrën tregtare në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra, raporton se dyshohet që autori ka marrë 1.2 milionë lekë të vjetra. Po ashtu, gazetarja raportoi se autori ka hyrë si klient brenda pikës valutore dhe nën kërcënimin e armës, ka arritur të marrë sasinë e lekëve.

Më pas, ka dalë jashtë me shpejtësi, ndërsa ka arritur që të largohet me shpejtësi duke përdorur një motor.

Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

 

 

 

Njoftimi i Policisë:

“Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.


Shtuar 5.03.2026 10:29