Grabitja bujshme e Rinasit, sa vite burg kërkon SPAK për autorët

Prokuroria e Posaçme  (SPAK) kërkoi dënimin me 24 vite burg për Klement Calën dhe me nga 19 vite burg për 7 të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.

Ata akuzohen se në bashkëpunim si grup kriminal, grabitën rreth 10 milionë euro në aeroportin e Rinasit.

Kujtojmë se grabitja në Rinas ka ndodhur 3 vite më parë, më 9 prill 2019. Admir Murataj mbeti i vrarë, pas grabitjes së vlerave monetare brenda Aeroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

Si ndodhi grabitja:

Grupi i armatosur, dhe i maskuar si ushtarakë, brenda një furgoni të bardhë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, ka çarë portën e rrethimit të aeroportit dhe ka hyrë brenda pistës. 4 autorët, të maskuar si komando kanë zbritur nga furgoni, kanë dalë para avionit të kompanisë austriake “Austria Airlines” dhe kanë hyrë brenda avionit dhe kanë marrë paratë. Njëri mbante një maskë për të ngatërruar policinë. Paratë do të transportoheshin drejt Vjenës.

Grabitja ka zgjatur vetëm 2 minuta. Pasi kanë marrë paratë ata janë larguar dhe gjatë ndjekjes ka patur një shkëmbim zjarri me Policinë. Nga shkëmbimi i zjarrit, grabitësi me maskë është vrarë, pikërisht Admir Murataj./albeu.com


Shtuar 14.04.2022 10:32