Grabitja e 4.6 mln € në Rinas/ Gjykata e Lartë rrëzon grupin kriminal, lë në fuqi dënimin me 122 vite burg

Gjykata e Lartë, ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për anëtarët e grupit që kryen grabitjen e 4.6 mln € në aeroportin e Rinasit.

Anëtarët e grupit pas dënimit nga Apeli i Gjykatës së Posaçme, bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ulje dënimi, por rekursi i tyre është rrëzuar.

Kështu që 7 anëtarët e grupit që realizuan grabitjen e parave janë dënuar me 122 vite burg.

Bëhet fjalë për Klement Çala, Eldi Çala, OItjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi.

Apeli ka dënuar me 20 vite burg Klemend Çalën, ndërsa Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, janë dënuar me nga 17 vjet burg secili. Ndërsa Talo Çela, i cili ndodhet në kërkim për këtë çështje është dënuar me 19 vite burg.

SI NDODHI NGJARJA?

Grabitja e Rinasit ndodhi në datën 9 prill të vitit 2019. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion.

Gjatë ndjekjes nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë organizatori kryesor i grabitjes, Admir Murataj.


Shtuar 1.10.2025 12:53