Grabiti para në një banesë, arrestohet 32-vjeçari në Dibër, i gjendet ID rumune e falsifikuar

Xhevahir Birti, 32 vjeç është arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohet për vjedhje.

Sipas policisë, Birti dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në banesën e një shtetasi.

Në momentin e arrestimit, shtetasit Xh. B. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një kartë identiteti romune e dyshuar e falsifikuar.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas./Albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 14:08