Pas mesnate, është garbitur një supermarket në Lezhë, ku sipas informacioneve policore, raaportohet se është vjedhur kasaforta e një maketi.
Sipas uniformave blu, mësohet se autorët janë larguar me një shumë të konsiderueshme prej 3 milionë lekësh.
Burime nga grupi hetimor, bënë me dije se kanë qenë disa persona të cilët kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e marketit.
Sakaq, policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së biznesit, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe rindërtimin e ngjarjes.