Grabitet dyqani në Vlorë, autori merr bizhuteritë dhe arratiset (VIDEO)

Një grabitjeje ka ndodhur sot në Vlorë. Një person, duke përdorur një armë të ftohtë, thikë ose kaçavidë, ka tentuar vjedhur disa bizhuteri.

Autori është larguar nga vendngjarja, pa lënë gjurmë

Tashmë, janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë në subjekt dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 12.12.2022 18:12