Një 53-vjeçar në Durrës ka denoncuar në polici se i është vjedhur banesa. Ai është shprehur se persona të paidentifikuar kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës kallëzon shtetasi P. B., 53 vjeç, banues në Durrës, se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë bizhuteri të ndryshme dhe një shumë parash. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com