Grabitën me dhunë një banesë, kapen dy të rinjtë në Has

Dy ditë më parë, dy të rinj grabitën me thyerje në banesën e një shtetaseje, një shumë parash në fshatin Golaj të Hasit.

Këtë të mërkurë, mësohet se të rinjtë janë identifikuar dhe kanë rënë në prangat e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë: 

“Vodhën me thyerje një shumë parash në banesën e një shtetaseje, si rezultat i veprimeve të shpejta nga Policia, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët të cilët kryejnë vepra penale në fushën e vjedhjes të pronës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has, pas kallëzimit të një shtetaseje, për vjedhjen e një shume parash, në banesën e saj, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:

18-vjeç, banues në fshatin Cahan dhe 20-vjeç, banues në fshatin Kishaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.01.2024, rreth orës 23:30, në fshatin Golaj, kanë vjedhur me thyerje në banesën e një shtetaseje, një shumë parash”.


Shtuar 17.01.2024 15:14