Dy gra të moshuara në Greqi kanë rënë pre e grabitjes. Sipas informacioneve të dyja gratë kishin një thesar me bizhuteri në shtëpi.
Sipas mediave greke, pasi u futën në banesë, grabitësit gjetën edhe kohë për të përdorur tualeti dhe më pas filluan me pastrimin. Në banesën e parë morën 150,000 euro që ishin në një kasafortë dhe bizhuteritë që kapnin vlerën e 4,500 eurove.
“Shpejt më pas, ata u zhdukën si zotërinj pa u vënë re nga askush,”-shkruan CNN grek.
Ndërkohë në banesën e dytë, të një gruaje 90-vjeçare, morën bizhuteri me vlerë 300,000 euro dhe 150,000 euro.
Grabitjet e shpeshta tregojnë se bandat e cubave dhe vjedhësve janë kthyer fuqishëm pas karantinës dhe po guxojnë që të godasin edhe në qendër të Athinës.