Grabisnin banesat në Itali, “plasen” në qeli dy “skifterët” shqiptarë

Dy shqiptarë të cilët kryenin vjedhje në zona të ndryshme të Italisë, kanë rënë në prangat e policisë.

Raportohet se dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 36 dhe 40-vjeç. Vjedhjet raportohet se kanë ndodhur më 3 dhjetor. Ata kanë hyrë në një banesë, ndërsa shumë pranë ka qenë një patrullë policie.

Të dy tentuan të arratiseshin, por u bllokuan menjëherë dhe u dërguan në stacionin Capannori ku u arrestuan.


Shtuar 5.12.2022 17:55