Emigrantët që tentojnë të hyjnë në Britani ilegalisht kanë marrë fokusin kryesor të autoriteteve në vend,. Kryeministri Rishi Sunak është treguar i ashpër dhe më herët ka prezantuar marrëveshje me qëllim parandalimin e trafikimit të emigrantëve në Kanal. Por duket se një zgjidhje përfundimtare është ende e largët.
The Sun shkruan se një nga pengesat për të frenuar valën e gomoneve është se bandat po përdorin Gjermaninë si bazë për të realizuar trafikimin.
Ne mund të paralajmërojnë Berlinin për problematikat që sjell emigracioni i paligjshëm , mund të bindim Francësn që të shtojë masat, por shqetësimi qëndron edhe tek grupet kriminale që kryejnë transportime nëpërmjet Gjermanisë.
Plani i veprimit i prezantuar nga kryeministri Rishi Sunal shkruan The Sun është në linjat e duhura, por se sa do të arrijë të ia dalë që ky plan të ndalojë trafikimin e emigrantëve mbetet për t’u parë. Kujtojmë se shqiptarët kanë qenë në qendër të vëmendjes në politikën britanike, për trafikimin e paligjshëm.
Ka qenë sekretarja e brendshme britanike që i akuzuar shqiptarët si kriminelë, ndërsa janë bërë debate të forta në parlamentin britanik për të kthyer shqiptarët ilegalë në Shqipëri.