“Gojën nuk e ndali për patriotizmin e vendit tim”/ Ish-banorja e BBVK ndalohet 3 orë në kufirin e Serbisë

Ish-finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka ndarë me ndjekësit një përvojë të pakëndshme që i ndodhi gjatë natës së kaluar.

Gjatë një udhëtimi me makinë përmes Serbisë, modelja u vonua për shkak të një ndalese të gjatë në kufi.

Sipas saj, kjo vonesë prej rreth tri orësh nuk ishte rastësore.
“E njëjta gjë sa herë vij nga Serbia, më lënë 3 orë me prit në kufi, o vëlla kur e keni në jetë me e kuptu se unë nuk e ndali gojën time për patriotizmin e vendit tim”, u shpreh Xhuli.

E njëjta shtoi se kjo pritje nuk e shqetëson përballë qëndrimeve të saj të vendosura.

“Më humbni vetëm 3 orë se asgjë tjetër nuk më bëni”, tha ajo.

Xhuli ka dhënë edhe herë të tjera detaje për problemet që ka pasur e pritjet e gjata, duke e marrë në pyetje edhe për shumë gjëra të tjera.


Shtuar 18.12.2025 14:36