Ditën e sotme një ngjarje tronditëse ka ndodhur në plazhin e Potamit ku shtetasi Arjan Taso gjatë vozitjes me skaf në det ka goditut për vdekje një fëmijë të moshës 5-vjecare.
Por kush është Arjan Taso?
Arjan Taso është ish shefi i Komisariat të Himarës nv vitin 2020.
Asokohe, prokurori i çështjes Maksim Sota, (i arrestuar për korrupsion nga SPAK-u në korrik 2021 në kuadër të operacionit “Shpirti”, pretendoi se Tase në detyrën e shefit te Komisariatit të Himarës dhe shefin e krimeve Artur Veshaj me anë të veprimeve dhe mosveprimeve kishin lejuar kultivimin e lëndëve narkotike në territorin që administronin.
Në vendimin përfundimtar në ngarkim të tij, Gjykata e Vlorës çmoi se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme e lidhnin Tasen direkt apo indirekt ke trafikun apo kultivimin e lëndëve narkotike.
Arjan Tase kishte kërkuar me herët gjykim të shqyrtuar dhe gjykimi ndaj tij ka përfunduar veçmas 40 të dyshuarve të tjerë të ndaluar nga operacioni. Në pretencën e prokurorit Arjan Xhaferraj, theksohej ndër të tjera se nga përgjimet telefonike dhe ambientale nuk ka prova, të cilat të faktojnë shpërdorimin e detyrës.
Tase është një prej 6 efektiveve të Policisë të përfshirë në dosje. Ai aktualisht mban detyrën e shefit të SPZve në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit në Vlorë vendosi rikthimin e tij në detyrë pak muaj më parë.
42 persona u arrestuan në operacionin e Policisë më 14 dhjetor 2020 ku nën akuzë ishin edhe katër efektive policie, mes tyre edhe Arjan tase.
Në janar 2021 për Arjan Tase dhe Artur Veshaj më këtë të fundit shef krimesh në Himarë, Gjykata e Apelit rrezoi masën detyrim paraqitje dhe rikthim ne detyrim, ndërsa tashme Tase ka fituar edhe pafajësinë./albeu.com