Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Krenar Velaj, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman.
27-vjeçari u arrestua një ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i lënduar rëndë turisti gjerman.
Velaj ishte duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, ndërsa dispononte edhe dokumentacion të rregullt, ndërsa turisti ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.
Për pasojë ka pësuar prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore. Fillimisht ka qenë vetë 27-vjeçari që e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës.