Një rast dhune në familje është regjistruar në fshatin Pancerë të Devollit pasdites e së shtunës.
Një person ka goditur me grusht në fytyrë gruan e kushëririt dhe më pas ka tentuar ta godasë me thikë.
Bashkëshortja e kushëririt të autorit ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pasi është dërguar në spitalin e Devollit mjekët konfirmojnë se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ndërkohë policia ka arrestuar autorin dhe me të po kryen veprime të mëtejshme procedurale.