Goditet me sende të forta nga fqinji i tij, 60-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Një 60 vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Korçë. Bëhet me dije se i moshuari është goditur me mjet të fortë. Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit.

60-vjeçari, sipas policisë është sulmuar befasisht me mjet të fortë në krah, teksa po rrinte në lulishte, nga një fqinj i tij. Ndërkohë 60-vjeçari u transportua për të marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia po vijon hetimet për të identifikuar autorin e plagosjes.


Shtuar 24.06.2024 20:45

Tags: