Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet spanjolle kanë goditur mafien shqiptare që trafikonte marijuanë nga Tarragona.

Aksioni policor është kryer në zonën e Camp de Tarragona, ndërsa janë kryer edhe kontrolle në ndërtesa industriale si edhe disa banesa po në këtë zonë.

Sakaq arrestimet janë bërë nga Divizioni i Hetimit Kriminal (DIC), ndërsa bëhet me dije se të arrestuarit i përkasin moshës 20 deri në 51-vjec.

Hetimi i këtij operacioni mësohet se ka nisur në vitin 2021, pas informacioneve të marra në komisariatin e Salou për një grup personash që kultivonin dhe shpërndanin sasi të mëdha marijuane, raporton BalkanWeb.

Mediat e huaja shkruajnë se nga hetimi u konstatua se drejtuesit e grupit përdonin bashkatdhetarë shqiptarë për të monitoruara plantacionet apo zonat me lëndë narkotike.

Plantacionet që u regjistruan ndodheshin në komunat Tarragona, Querol, Vic, l’Ametlla de Mar, Vandellòs i l’Hospitalet de l’Infant dhe Mont-roig del Camp .

Në total janë mbi 2600 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes dhe 54 kilogramë sytha të përgatitur për shpërndarje , si dhe 21 mijë euro cash dhe një numër i madh aparatesh që përdoren për kultivimin intensiv të drogës./albeu.com