Goditën ushtaren izraelite, Izraeli njofton ekzekutimin e dy të rinjve palestinezë pas s*lmeve

Ushtria izraelite njoftoi se gjatë dy incidenteve të ndodhura në Bregun Perëndimor të pushtuar, ka vrarë dy persona që, sipas saj, sulmuan ushtarë. Autoritetet palestineze identifikuan të dy të rinjtë si palestinezë, 17 dhe 18 vjeç.

Sipas burimeve lokale, sulmi i parë ndodhi mbrëmjen e së hënës, pranë Hebronit, në pjesën jugore të Bregut Perëndimor që Izraeli e kontrollon që nga viti 1967.
Një grua ushtare u plagos lehtë nga një automjet që e goditi atë, sipas ushtrisë.

Pas një ndjekjeje që zgjati disa orë, drejtuesi i automjetit u vra gjatë një përpjekjeje për t’u arrestuar, kur ai tentoi të largohej duke vënë në rrezik forcat, të cilat qëlluan ndaj tij.

Deri tani, Izraeli nuk i ka kthyer trupin e të riut familjes së tij. Autoritetet palestineze njoftuan se u informuan për vdekjen e 17-vjeçarit Mohammad Tariq Muhammad al-Zagir, i cili u vra nga ushtarët izraelitë “brenda qytetit të Hebronit”.

Sulmi i dytë ndodhi pranë Ramallahut, në qendër të Bregut Perëndimor. Ushtarët u njoftuan për një incident pranë vendbanimit izraelit Ataret, ku një person i dyshuar filloi të sulmonte ushtarët me thikë. Ata qëlluan ndaj tij dhe e neutralizuan.

Organizata Magen David Adom raportoi dy të plagosur lehtë, rreth 20 vjeç. Autoritetet palestineze njoftuan se u informuan për vdekjen e Mohammad Raslan Mahmoud Asmar, 18 vjeç, nga një fshat palestinez në zonë.

Grupi palestinez Xhihadi Islamik e përshkroi në një deklaratë si një “operacion heroik” dhe si një sulm “kundër ushtarëve të pushtimit”.


Shtuar 2.12.2025 15:10