Godina, truall dhe karburante, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një personi dhe të afërmve të tij! Dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar disa pasuri në zotërim të një personi të identifikuar si S.T si dhe të familjarëve të tij konkretisht shtetasit A.T., F. T, M.T., E.T. dhe K.T.

Në njoftimin e bërë publik nga prokuroria, bëhet me dije se ka dyshime se pasuria të cilën S.T e kishte shpërndarë duke e vendosur në emra të ndryshëm të familjarëve të tij, është ngritur nga veprimtaria e trafikut të drogës.
“Dyshohet se kato pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit S.T., konkretisht nga veprat penale të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal”– njofton prokuroria.

Konkretisht janë vënë nën sekuestro:

1. Pasuria nr.4/1, ZK. 8572, lloji “truall”, me përshkrimin “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K. T;

2. Pasuria nr.4/2, ZK. 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpronësi të shtetasve F.T, M.T., E. T.dhe K. T;

3. Pasuria nr. 3/1, ZK. 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimin “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R. T.

4. Pasuria nr. 1/450, ZK. 8572 e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruksion karburanti ekzistues + pikë gazi. Ndërtim i murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpronësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.


Shtuar 11.04.2024 15:38