Godet shtyllën dhe bie në kanal, 28-vjeçari nga Berati ndërron jetë pasi makina u përfshi nga flakët

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Berat.

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje.

Shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë.

Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 21.02.2023 07:58