“Godet” sërish Trump: Jam i vetmi president që nuk e futi SHBA-në në luftë

Në një kohë që lufta në Ukrainë sa vjen dhe bëhet më e ashpër,  ish-presidenti i SHBA Donald Trump vijon të tërheqë vëmenje me qëndrimet e tij narciste.

Trump ka deklaruar së fundmi se personaliteti i tij e mbajti SHBA-në jashtë luftës gjatë katër viteve të tij në detyrë. Këtë deklaratë ai e ka bërë në një tubim në Karolinën e Jugut.

“Unë isha i vetmi president në gati katër dekada që nuk e futi Amerikën në ndonjë konflikt të ri”.

Ish-presidenti tha se SHBA duhet të eliminojë varësinë nga energjia ruse, duke shtuar se ai ka frikë se konflikti mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.

“Nëse mendoni se Putini do të ndalojë, do të bëhet gjithnjë e më keq”, i tha ai turmës./albeu.com/


Shtuar 13.03.2022 07:56