Gledis Nano vjen me një botim ndryshe, riintegrim në Shqipëri: Jepuni edhe një mundësi

Ish-drejtori i pergjithshem i policisë se shtetit, Gledis Nano, me moton “çdo kush e meriton edhe një mundësi për t`u integruar në shoqëri”, është tikthyer përmes një botimi ku analizon sjelljen ndaj të dënuarve dhe sjelljeve pas rikthimit të lirë.

Ai thekson se studimi vjen përmes historive reale dhe përvojave më të mira ndërkombëtare.

Ish-drejtori i pergjithshem i policisë se shtetit, Gledis Nano, është rikthyer për publikun me një vepër studimore mbi rehabilitimin dhe riintegrimin e të burgosurve.

Në ceremoninë ku morën pjesë analistë, personalitete të drejtësisë , gazetarë dhe miq të tij, theksoi se; përmes kësaj synon të hap një debat të munguar në shoqërinë shqiptare.

‘’Sot jemi mbledhur jo vetëm për të promovuar një libër por për të ndalur për një çast dhe për të reflektuar së bashku mbi një nga sfidat më të ndërlikuara dhe më pak të adresuara në realitetin tonë shoqëror.

Për të trajtuar një temë që shpesh shoqëria zgjedh ta harrojë’’.

Ky libër nuk eshte vec një promovim letrar bazuar tek faji ose ndëshkimi, por nëpërmjet tij, autori Gledis Nano thekson se çdo njeri meriton një mundësi të dytë.

Studimi mbëshetet në pervoja ndërkombëtare që sillen përmes historive të vërteta.

Nano tha se të ardhurat nga promovimi, do të shkojnë për familjet e punonjësve të policisë që kanë humbur jetën në krye të detyrës si nëe gjest respekti, për një sakrificë të madhe për vendin.


Shtuar 22.05.2025 12:03