Gledis Nano lë zyrën, përshëndet me dorë mediat dhe hipën në “Range Rover”

Ministri i Brendshëm Bled Çuçi njoftoi sot shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, pas ngjarjeve të shumta kriminale të ndodhura ne vendin tonë.

Çuçi tha se Nano nuk arriti që të vendoste objektivat. Ndërkohë janë publikuar edhe momentet e largimit të Nanos nga ambjentet e drejtorisë së përgjithshme të policisë.

Teksa përshëndet me duar, ai futet në makinën  e tij “Range Rover” dhe largohet. Rikujtojmë se Nano u emërua si drejtor në tetor të vitit 2021.

Reagime për shkarkimin e tij pati nga opozita dhe ambasada amerikane në vendin tonë./albeu.com


Shtuar 31.08.2022 13:17