Ditën e djeshme në Portin e Durrësit u gjet dhe sekustrau një shumë e konsideruëshme parash, 522 mijë euro të ndara në gjashtë qese plastmasi dhe të fshehura në tavanin e autobusit.
Shtetasi Elidon Çela që ishte shoferi dhe njëkohësisht pronari i kompanisë, së bashku me dy shoqëruesit e tij është shoqëruar nga policia.
Teksa është marrë në pyete mësohet se Çela nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por ka kërkuar avokat mbrojtës, bën të ditur News24.
“Kërkoj avokatin tim mbrojtës. Vetëm në prani të tij do të flas për policinë”, ka deklaruar shoferi./albeu.com