Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Figurës dhe ka lejuar të vazhdojë garën për në Gjykatën Antikorrupsion të gjyqtarit Gerd Hoxha.
Gjatë mbledhjes së sotme, Këshilli i dha të drejtë gjyqtarit Hoxha. Kjo duke u bazuar në urdhërimin e Gjykatës Kushtetuese për të vazhduar garën si kandidat në GJKKO.
Këshilli miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
“Këshilli miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 449, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatin z. Gerd Hoxha”,- njofton KLGJ.
