Gjyqi për dosjen Veliaj, mungon Ajola Xoxa/ Avokati: Është shtatzënë, ja ka ndaluar mjeku

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk mori pjesë sot në seancën e parë në themel në Gjykatën Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

Avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka deklaruar se nuk është bërë seanca paraprake, ndërsa ka kërkuar që t’i vihen në dispozicion materialet Erion Veliajt.

Gjatë seancës, avokatja Teodoresku, është shprehur se: “I mbrojturi prej meje të njihet me materialet e çështjes.

Unë kam patur dy herë kontakte me të mbrojturin prej meje. Herën e dytë ishte me serum. T’i jepen 65 mijë faqet. Herën tjetër, qëndruam vetëm një orë në bisedë për çështjen”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, në këtë seancë nuk ka marrë pjesë Ajola Xoxa, për shkak të shtatzënisë. Avokati i saj, Maks Haxhia, ka theksuar se mjekët i kanë rekomanduar të mos lëvizë.

“Klientja jonë është në pamundësi për t’u paraqitur për shkak të gjendjes së saj, pasi është shtatzënë. Ja ka ndaluar mjeku të lëvizë”, ka thënë Maks Haxhia.


Shtuar 9.03.2026 10:52

Tags: , ,