Ditën e sotme, mbahet në GJKKO seanca e dytë në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë.
Kryebashkiaku nuk është paraqitur në seancën e sotme, por vetëm avokatja e tij e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku.
Të pranishëm në sallën e gjyqit janë edhe prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Ols Dado.
Veliaj ka kërkuar që të përfaqësohet në seancë nga avokati i tij i ri, ish-deputeti i PS-së, Plarent Ndreca.
“Deklaroj se nuk dua të paraqitem sot në këtë seancë dhe dua të përfaqësohem nga avokati im Plarent Ndreca”, ka thënë ai.
Po ashtu, në sallë mungon edhe Ajola Xoxa, e cila përfaqësohet nga avokati i saj Maks Haxhia.
Edhe Gentian Sula, përfaqësohet nga avokati i tij.
