Gjyqi në Ditën e Pavarësisë, Hashim Thaçi: Kemi historinë tonë, kjo seancë me 28 nëntor do të duhej të evitohet, është befasi jo e mirë

Në konferencën përgatitore ish-presidenti Hashim Thaçi si rrallëherë ka kërkuar fjalën për çka ka thënë se caktimi i kësaj seance në ditën e 28 nëntorit është një befasi jo e mirë e cila do të duhej të evitohej, raporton Ekonomia Online.

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye jam në këtë arsye jam sot në këtë seancë sepse jam i përcaktuar për respektimin e shëtit ligjor por i nderuar zoti gjyqtar është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtet të huaja përkatëse. Sic do popull dhe ne shqiptarët kemi historinë, traditat dhe vlerat kombëtare dhe shtetërore. Mendoj se caktimi i kësaj seance pikërisht sot me 28 nëntor do të duhej të evituar. Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot me 28 nëntor për mua dhe çdo shqiptarë është befasi jo e mirë”, tha Thaçi.
Në fund të fjalës së tij, ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahet në paraburgim në Hagë, uroi kombin shqiptar për 28 Nëntor.


Shtuar 28.11.2025 12:21