Në Gjykatën e Posaçme, ka vijuar seanca për gjyqin ndaj ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato edhe Taulant Tusha.
Në sallën e gjyqit u paraqit me kërkesë të SPAK-ut për të dëshmuar Jonida Hoxha, me detyrë Financiere
Jonida Hoxha: “Në vitin 2015-16 kam punuar në UKT. Kam punuar në “5D” në vitin 2020 me detyrë shefe finance.
Kam pasur detyrë të kontrolloj të gjitha pasqyrat Financiare dhe të raportoj tek Nestor Muhametllari.
Kam pasur në varësi 2-3 punonjës. Unë kam pasur njohje me Mariglen Qaton dhe jam larguar nga Ujësjellësi dhe jam takuar me Qaton dhe më ka ofruar punë dhe më ka dhënë numrin e Nestorit.
Fillimisht administrator ka qenë Muhamet Petriti dhe pastaj u bë Nestor Muhametllari. Me Redi Mollën kam pasur marrëdhënie miqësore”.
Dëshmitar në proces ishte edhe Oltjan Dhrami punonjës në UKT.
Oltjan Dhrami: “Kam punuar në UKT në vitin 2016, kam qenë përgjegjësi i Bovillës dhe pastaj kalova drejtor inxhenierik. Kam pasur kontakt me Mariglen Qaton”.
Në procesin ndaj ish-drejtorëve të “5D” në sallën e gjyqit ka dëshmuar edhe Elton Kacidhja.
Elton Kacidhja: “Tetor 2020 kam punuar në UKT. Para 2020-ës kam qene drejtor në ndërmarrjen e punëtorëve nr. 2.
Në UKT kam mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm. Nestor Muhametllarin e njoh, kur kam qenë në ndërmarrje të qytetit.
Kur isha drejtor, “5D”-ja ka fituar një tender. Detyra ime ishte të shikoja punimet dhe kantieret.
Me Nestorin kam pasur marrëdhënie normale. E kam thirrur në zyrë Nestorin për të diskutuar për pjesë teknike. Kur isha drejtor i UKT-së ai që ndiqte punët në terren caktohej nga ndërmarrja”.