Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur përjashtimin e Detar Hysit si avokat mbrojtës i Laert Haxhiut.
Arsyeja ishte prokura e babait te Laert Haxhiut i cili kishte sjell në gjykatë ku i revokonte tagrat e përfaqësimit avokatit Hysi. Dy avokatet e caktuar kryesisht nga gjykata Elvis Gorishti dhe Artan Simonin kërkuan sërish kohe për tu njohur me aktet e dosjes.
Seanca u shty për në datën 18 dhjetor ora 11:00. Gjykata relatoi se seancat për Laert Haxhiun do te jene për pas çdo të hënë në orën 11:00. SPAK e akuzon atë për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares. Shkurti i shpëtoi breshërisë së plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij qe humben jetën.