Gjykata Themelore Penale e Shkupit e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, për caktimin e masës së arrestit 30 ditor kundër Sasho Mijallkovit.
“Dule vperuar me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion, për caktimin e masës së arrestit kundër S.M. i akuzuar në rastin me KOK nr. 63/21 e njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”, dhe duke pasur parasysh urgjencën e procedurës, Këshilli penal pas pranimit të lëndës mbajti seancë të këshillit dhe mori vendim me të cilin pranoi propozimin e prokurorit publik dhe të pandehurit i caktoi masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale.
Nga Gjykata Themelore Penale shtojnë se Këshilli konsideron se janë plotësuar kushtet nga neni 165 paragrafi 1 pika 1, se ekziston rreziku i arratisjes dhe vendimi është në fazën e përshpejtimit të palëve në procedurën që kanë të drejtë të ankohet në Gjykatën e Apelit në Shkup.
Prokuroria Themelore Publike pasditen e sotme ka dorëzuar Propozim për caktimin e masës së paraburgimit për Sasho Mijalkovin, për akuzën “Pastrim të parave dhe të ardhura të tjera nga vepra penale” në lëndën “Parcelat në Vodno”.
Gjykata e Apelit në Shkup sot e pranoi garancinë prej 11.106.501 euro, me çka ish-drejtoi i DSK-së, Sasho Mijallkov, siç konfirmuan për MIA-n nga Gjykata, me të cilën masa e paraburgimit u modifikua në masë kujdesi, gjegjësisht marrje e pasaportës dhe detyrim që të paraqitet në gjykatë.
Garancia prej 11 milionë eurove përbëhet edhe nga pronë e luajtshme dhe e paluajtshme, ndërsa Mijallkovi duhet të del nga paraburgimi kur të përfundojnë procedurat administrative me vendosjen nën hipotekë të pronës që është ofruar si garanci se nuk do të ikë.
Këtë masë arresti, Mijallkovkit i është shqiptuar lidhur me lëndën “Thesari” ku është dënuar me vendim jofuqiplotë me tetë vite burg. Ai ka edhe aktgjykim të shkallës së parë edhe në rastin “Target – Kështjella” me të cilën është dënuar 12 vite burg, ndërsa i akuzuar është edhe në rastet “Parcelat në Vodno” dhe “Titanik 2”, ndërsa i akuzuar është dhe në lëndët “Perandoria”. Në rastin “Tortura” ka marrë aktvendim të lirë.
Sasho Mijallkov ndodhet në burgun e Shutkës që nga 26 shkurti i këtij viti, prej se paraprakisht disa ditë ishte në arrest shtëpiak./Zhurnal.mk/