Gjykata nuk ndryshon masën për Edvin Priftin, mjeku nuk do t’i rikthehet profesionit

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin per pezullimin nga detyra ndaj mjekut Edvin Prifti. Për mes avokatit të tij mbrojtës, Prifti i kërkoi gjykatës që t’i lejonte të ushtronte profesionin e mjekut, por kjo kërkese u refuzua nga togat e zeza.

Më herët, Gjykata e Posaçme vendosi në sekuestro 2 llogari bankare të kardiokirurgut Prifti i vënë nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas prokurorisë Prifit ka ngritur një skeme të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore të falsifikuara me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

Kardiokirurgu u vu nën akuzë rastësisht gjatë hetimeve për korrupsionin në gjykatën e Krujës k uu arrestuar edhe enkeleda Hoxha, ndërsa nga përgjimet u zbulua edhe një rast korrupsioni në sistemin e shëndetësisë./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 14:43