Gjykata lë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë në Korçë, zbardhet dëshmia: Shitësja donte të më helmonte

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” Jonis Mazllëmi, autorin e plagosjes së dy personave pak ditë më parë në zonën e pazarit.

Sipas avokatit të tij Esmerald Xhafa, autori kishte pretendime se shitësja që plagosi kishte tentuar që t’i hidhte helm në ushqim.

“Donte të më helmonte. Unë kam gjyshin në Amerikë. Kam dhe një pronë. Ndaj nuk haja për ditë më radhë”, mësohet të jetë shprehur autori i dyshuar. Por nga komunikimi që ka pasur avokati me motrën e tij, ajo kishte pohuar, duke iu referuar dhe dëshmisë së të vëllait, se ishte përdorues i lëndëve narkotike.


Shtuar 22.10.2023 15:08