Gjykata lë në burg 42-vjeçarin që plagosi efektivin e “Shqiponjave”, zbardhet dëshmia në seancë: Jam amerikan!

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” 42-vjeçarin Klered Bozhanajn që tre ditë më parë plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi.

Mësohet se Bozhanaj ka folur në gjyq, teksa ka shfaqur probleme të shëndetit mendor.

42-vjeçari tha gjatë seancës se është amerikan dhe jo shqiptar.

Avokati i tij Roland Llalla, kërkoi ekspertim të gjendjes mendore dhe shtrim spitalor për klientin e tij, por gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg.

 


Shtuar 23.09.2023 11:07