Gjykata Kushtetuese u hap derën refugjatëve nga Afrika, miraton marrëveshjen Itali-Shqipëri

Pavarësisht kundërshtimeve si nga opozita shqiptare dhe ajo italiane, por edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut, si antiligjore, Gjykata Kushtetuese, ka vendosur të miratojë marrëveshjen Meloni-Rama për refugjatët.

Sipas gjykatës, kjo marrëveshje është në përputhje me Kushtetuese. Kujtojmë se; marrëveshja u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës.

Pak javë më parë, grupi i deputetëve demokratë, depozituan dy padi në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkonin shfuqizimin e saj pasi sipas tyre, binte ndesh me ligjin themeltar të shtetit shqiptar.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në Gjadë dhe Shëngjin, pritet të ngrihen dy kampe për të pritur refugjatë e jashtëligjshëm.

Deri në 30 mijë të tillë, do të strehohen në Shqipëri.

Së fundmi, Amnesty International në një deklaratë tha se; “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëve në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombëtare për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të migrantëve dhe refugjatëve dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”.


Shtuar 29.01.2024 15:10