Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet vetëm në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të dekretit të Presidentit Bajram Begaj, që caktonte datën 9 nëntor si ditën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Partisë Socialiste.

Në mesazhin e shpërndarë, PS thekson se vendimi i Gjykatës nuk ndikon në zhvillimin e procesit zgjedhor, duke sqaruar se procedurat për organizimin e zgjedhjeve vijojnë normalisht. Sipas njoftimit, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë vendimin përfundimtar më 31 tetor.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.


Shtuar 9.10.2025 17:36