Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Klevis Balliu, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Belinda Ballukun, u shpreh se zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës po rikthehet, sipas tij, për të vijuar me aferat korruptive.
Gjithashtu, ligjvënësi demokrat thekson se Balluku, të cilën e quan një super-hajdute, po rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve.
“Kthehet Bela për të vazhduar aferat me Ramën. Patronazhistët hedhin fishekzjarre, mbase nga “gëzimi”, sepse rikthehet skema e vjedhjes së popullit më të varfër në Europë.
Ndërkohë që qeveria merret me sulme ndaj opozitës, super-hajdutja e kryehajdutit rikthehet për të vijuar abuzimet me paratë e qytetarëve.
Qeveria financon propagandën dhe sulmet politike ndaj opozitës vetëm për të mbuluar vjedhjet e saj ndaj shqiptarëve”, shkruan Balliu.
